BERAT- Policia e Beratit ka sekuestruar 23 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga një 20-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar shtetasi Fatmir Veizi dhe është shpallur në kërkim shtetasi B.M., 23 vjeç. Të dy këta persona në rrugën Skrapar- Përmet në vendin e quajtur “Ura e Hambullit” nuk i janë bindur urdhrit të policisë duke u larguar me automjetin tip “Fuoristradë”, mjet të cilin e kanë braktisur rreth 2 km nga vendi ku janë tentuar të ndalohen.

Nga kontrolli i ushtruar në territor në afërsi të makinës së braktisur janë gjetur dhe sekuestruar 23 kg lëndë narkotike marijuanë. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Veizi është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e ftohtë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit Fatmir Veizi për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik “ dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe në ngarkim të shtetasit B.M. për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: