Në kufirin greko-shqiptar, policia greke ka kapur 256 kg marijuanë.

Mësohet se fillimisht policia ka pikasur një automjet i cili vinte nga kufiri i gjelbër dhe në momentin kur i ka bërë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë për tu larguar.Forca të shumta policia u vunë në ndjekje të automjetit, duke arritur ta ndalonin në Prevezë.

Nga policia u ndalua shoferi i cili ishte një shtet grek, ndërsa brenda në automjet u gjetën 8 çanta me nga 42 pako, të cilat përmbanin 265 kg 310 gram marijuanë.

Ndërsa në banesën e shoferit dhe në automjet u gjetën edhe dy pako të vogla me 6.9 gram heroinë. Gjithashtu nga policia është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, një tjetër shtetas grek, i cili është kapur në Aitiloakarnania.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb