ITALI

Karabinierët në San Giovanni në Persiceto, kanë arritur të arrestojnë 9 persona, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ky operacion u quajt “Shoferët”, për shkak të numrit të madh të makinave që u përdorën nga kriminelët të moshës nga 20 deri në 30 vjeç , për të sjellë sasi të mëdha të drogës në sheshet e poshtme të Bolonjës, në kufi me provincën e Ferraras.

Mëngjesin e sotëm, policia në ndihmën e helikopterëve dhe njësive të qenve nisën aksionin për të zbatuar 9 urdhrat e paraburgimit të lëshuar nga gjykata e Bolonjës. Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar, ndërsa të tjerët janë italianë.

Hetimii ka nisur, pas përgjimeve telefonike,  që kanë zbuluar edhe mekanizmin, sesi funksiononte trafiku i drogës. Organizata shiste marijuanë, hashash dhe kokainë në Bolonjë, Modena, Ferrara dhe Ravenna ku banda, e strukturuar mirë dhe me një organizim të fortë, bleu lëndën narkotike në Spanjë.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar mbi 260 mijë euro, si dhe u sekuestruan 28 kg kokainë, hashash dhe marijuanë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: