Policia holandeze ka sekuestruar afro 3 tonë kokainë dhe mbi 11 milionë euro, në një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit.

Kjo sasi e sekuestruar, po konsiderohet se më e madhja e kapur ndonjëherë në Holandë. Policia, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kishte kryer kontrolle në një pronë private në fshatin Kavakel.

Kokaina nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 195 milionë eurove, shkruajnë mediat e huaja.

Policia gjithashtu gjatë kontrolleve ka gjetur edhe sende të tjera me vlerë, të cilat janë sekuestruar.

Janë sekuestruar gjashtë armë të kalibrit të ndryshëm, shurdhues, municion dhe makineri për numërimin e parave.

Besohet se droga ishte kontrabanduar nga një rrjet në Amerikën Latine, Policia nga ana tjetër, pret që edhe disa persona tjerë të arrestojë dhe që besohet të kenë lidhje me këtë rast.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb