KRUJE– Policia e Krujës ka sekuestruar 300 bimë kanabis në fshatin Picrrakë të Krujës, ndërsa ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Picrrakë A. H. 27 vjeç

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Më datë 10.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Picrrakë, Bashkia Krujë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 300 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit:

• A. H. 27 vjeç, Kryeplak i fshatit Picrrakë.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Kultivimi I bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: