Një aksion me shtrirje të gjerë në Gadishullin e Ballkanit, por edhe në koordinim me strukturat EUROPOL, FRONTEX, INTERPOL  ka finalizuar kapjen e 300 kg drogë si dhe 160 armë të tipeve të ndryshme.  Aksioni ka nisur nga 5-9 shtator, ndërsa qendra e organizmit ishte në Hagë.

Ky operacion u zhvillua në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa persona të infiltruar ishin rreth 8,300 agjentë nga 28 vende të ndryshme, madje edhe brenda vendeve të Bashkimit Europian, të cilët bënë të mundur identifikimin e këtij grupi.

Ky aksion është ndarë në dy faza, gjatë fazës së parë janë arrestuar 32 persona, ndërsa 148 të tjerë në fazën përfundimtare.

Pas veprimit të koordinuar, strukturat e posaçme kanë arrestuar 180 persona, duke përfshirë sekuestrimin e armëve dhe  arrestimin e kontrabandistëve të drogës, emigrantët e paligjshëm dhe personat, të cilët dyshohet se kanë dorë në falsifikimin e dokumenteve.

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb