SARANDË- Policia e Sarandës ka sekuestruar rreth 325 kg kanabis dhe ka vënë në pranga një 43-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Afrim Çifliku, banues në fshatin Lapardha, Berat.

43-vjeçari u kap në fshatin Vrion, Delvinë, duke drejtuar automjetin tip “Ford” furgon me targë AA706JR, brenda të cilit kishte fshehur një sasi të konsiderueshme me drogë.

Lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh me ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti grek. Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: