Policia italiane ka zhvilluar një mega operacion, ku në pranga kanë rënë 16 persona, mes tyre edhe tre shqiptarë.

Sipas mediave italiane, në operacionin e koduar “La Valletta”, morën pjesë shumë forca policore dhe hetues. Në vazhdën e këtij aksioni, janë sekuestruar 423 kg drogë, për të cilin dyshohet se janë implikuar shtetas me nënshtetësi italiane, malteze dhe shqiptare.

Sipas mediave, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria e Malta e më pas, shpërndahej në zonën e Siçilisë dhe Lombardisë në Itali.

Po ashtu, media në fjalë ka mundur të identifikojë shqiptarët e përfshirë. Bëhet fjalë për, Fatjon Kuka, Emiljano Hoxhaji, Eriseld Hoxhaji dhe Ledi Hoxhaji. Tre shqiptarët, Emiljano, Eriseld dhe Ledi Hoxhaji, kishin në grup, rolin e sigurimit të mallit të sjellë nga Shqipëria.

Ato më pas, ia shisnin personave të tjerë në Itali drogën e siguruar. Nuk bëhet e ditur se si ra në gjurmët e policisë ky grup kriminal, por ajo që nënvizohet, është fakti se hetimet janë zhvilluar në harkun kohor të disa muajve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb