VLORE – Sekuestrohet nga Prokuroria e Vlorës plazhi i Llamanit në Himarë, pasi sipas organit të akuzës, toka dyshohet se është përfituar me dokumente të falsifikuara.

Prokuroria bën të ditur se ka vendosur sekuestro preventive për rreth 45 hektarë e regjistruar tokë pyjore, por në fakt është tokë bregdetare, në Bashkinë Himarë, me vlerë sipas çmimeve shtetërore mbi 9 milionë euro.
Kjo tokë, për të cilën prokuroria ka vendosur sekuestro me lejen e gjykatës, përfshin zonën e plazhit të Llamanit dhe hapësirën majtas dhe djathtas tij.

DOSJA E PLOTE E PROKURORISË
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, mbi bazën e referimit penal të shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, ka rregjistruar procedimin penal me nr.416 viti 2015, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Objekt i hetimit të këtij procedimi penal kanë qënë veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të Z.Rr.P.P Vlorë, lidhur me procedurën e ndjekur prej tyre për rregjistrimin e disa pasurive të paluajtshme të ndodhura në Vlorë.

Midis të tjerave, nga hetimet ka rezultuar se në Z.Rr.P.P Vlorë, në emër të shtetasit Jani Qirici, i datëlindjes 1915, është rregjistruar në rregjistrin hipotekor në numërat hipotekor 36­39, datë 03.02.2015 si dhe në numërat hipotekor 43­48, datë 04.02.2015, një pasurie e paluajtshme e llojit kullotë me sipërfaqe totale prej 29.28 ha, në zonën me emër “Sinavar” 6.44 ha, “Agrimith” 8.24 ha, “Skllavarozhe”12.4 ha dhe “Llogar” 2.2 ha.

Ky rregjistrim në nenet e mësipërme hipotekore është kryer mbi bazën e vendimit me nr.1860, datë 17.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, me anë të të cilit është pranuar kërkesë padia e shtetasit Jani Qirici, duke detyruar të paditurin Z.Rr.P.P Vlorë për të kryer veprimet e nevojshme paraprakepër kryerjen e këtij rregjistrimi.

Vendimi i mësipërm me nr.1860, datë 17.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, i cili ka marrë formë të prerë pa u paraqitur ankim nga Z.Rr.P.P Vlorë, është marrë pa u bazuar nëndonjë dokument konkret pronësie, megjithatë në bazë të nenit 137/3të Kushtetutës si dhe në bazë të vendimit nr. nr.11 datë 02.04.2008 i Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nuk ka juridiksionin dhe kompetencën që të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë në ligj të vendimeve gjyqësore,atribut ky që iu përket vetëm Gjykatave të shkallëve më të larta.

Gjatë hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim penal janë duke ukryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim për të verifikuar veprimet e palëve të interesuara, veprimet e punonjësve të Gjykatës Administrative të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në lidhje me procedurën e njoftimit të vendimit gjyqësor si dhe me procedurën e dhënies formë të prerë këtij vendimi gjyqësor, veprimet e kryera nga punonjësit e Z.Rr.P.P Vlorë lidhur me procedurën e marrjes dijeni dhe njoftimin për vendimin gjyqësor, shkaqet për të cilat nuk është paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, me qëllim verifikimin e të gjithë elementëve të veprave penale të parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të K.Penal.

Nga administrimi i dosjes gjyqësore lidhur me vendimin nr.1860, datë 17.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë,rezulton se paditësi Jani Qirici e ka justifikuar pronësinë e tij me këto dokumenta; Vendim nr.627, datë 09.07.1998 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me anë të të cilit është vendosur vërtetimi i faktit juridik të pronësisë për shtetasin Jani Qirici.
Në bazë të nenit 193 të Kodit Civil vendimet gjyqësore për vërtetimine faktit juridik nuk mundet që të rregjistrohen dhe si rrjedhim nuk mundet që të shërbëjne si titull pronësie;

Dokumenti “Vërtetim”, i shkruar me shkrim dore, i nënshkruar nga shtetasi Anesti Dhimojani, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, datë 04.06.1998, sipas të cilit shtetasi Jani Qirici ka pronësinë e kullotës së hedhur në skicë;

Dokumenti “Vërtetim”, datë 07.07.1998, i nënshkruar nga shtetasi Anesti Dhimojani në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, sipas të cilit shtetasi Jani Qirici ka pasur në pronësi sipërfaqen kullotë prej 29.28 ha. Në këtë dokument përshkruhet se ky vërtetim bazohet në pretendimin e kërkuesit dhe të ish pronarëve kufizues, të cilët kanë nënshkruar proces verbalin e mbajtur për këtë qëllim.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy vërtetimet e përshkruara si më sipër janë përdorur nga shtetasi Jani Qirici edhe në gjykimin e zhvilluar në vitin 1998, me objekt vërtetimi i faktit juridik. Po kështu, dy dokumentet e mësipërme janë depozituar në vitin 2014 dhe në Z.Rr.P.P Vlorë me qëllim për të justifikuar kryerjen e rregjistrimit në rregjistrin hipotekor.

Në këtë kudër, gjatë hetimeve paraprake është kërkuar informacion nga Bashkia Himarë lidhur me përmbajtjen e dy vërtetimeve të mësipërme, si dhe dokumentacionit shoqërues të tyre, proces verbalet përkatëse të mbajtur, ky këto dy vërtetime nuk përmbajnë numëra protokolli apo datë protokolli të Bashkisë Himarë.

Me shkresën nr.2228/1 prot dt.02.11.2015 të Bashkisë Himarë jemi informuar se në arshivën e Bashkisë Himarë nuk gjendet asnjëdokument që konfirmojë përmbajtjen e dy vërtetimeve të mësipërme, apo ndonjë proces verbal të mbajtur, sic përshkruhet në përmbajtjen e dokumentave objekt të hetimeve.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se në dosjen gjyqësore ndodhet i administruar edhe një dokument, “Vërtetim”, datë 29.06.1998, i Këshillit të Rrethit Vlorë, sipas të cilit rezulton se në emër të shtetasit Jani Qirici nuk ka të rregjistruar prona në Himarë në formën e kullotave, sipas dokumentave të vjetra.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal, duke u nisur edhe nga shkresa nr.2228/1 prot dt.02.11.2015 eBashkisë Himarë, krijohen dyshime të bazuara se dokumentet “Vërtetim”, datë 04.06.1998 dhe “Vërtetim”, datë datë 07.07.1998, të nënshkruara nga shtetasi Anesti Dhimojani në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, të cilat janë përdorur për rregjistrimin e pasurisë së paluajtshme në emër të Jani Qirici, janë dokumente të falsifikuar në përmbajtjen e tyre.

Pasuria e paluajtshme e llojit kullotë me sipërfaqe 29.28 ha, në zonën me emër “Sinavar” 6.44 ha, “Agrimith” 8.24 ha, “Skllavarozhe” 12.4 ha dhe “Llogar” 2.2 ha, e rregjistruar në Z.Rr.P.P Vlorë në rregjistrin hipotekor në numërat hipotekor 36­39, datë 03.02.2015 si dhe në numërat hipotekor 43­48, datë 04.02.2015, duke marrë në konsideratë përmbajtjen e nenit 36/1, gërma (b) të K.Penal, dyshohet se përbën produkt të veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të parashikuar nga neni 186 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin me nr.580, datë 06.11.2015, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, ka vendosur masën e sigurimit pasurore “sekuestro preventive” lidhur me sipërfaqen e tokës prej 29.28 ha, e ndodhur në Himarë , e rregjistruar në rregjistrin hipotekor në emër të shtetasit Jani Qirici.

Pasuria e paluajtshme në fjalë është e rregjistruar si tokë kullotë, por ndodhet në vijën bregdetare duke u kufizuar me detin dhe një pjesë e saj shfrytëzohet për qëllime tregtare. Duke u nisur nga destinacioni i kësaj pasurie të paluajtshme, lista e cmimeve të pronës, të miratuarme V.K.M nr.514, datë 30.07.2014, sipas të cilës në Bashkinë Himarë cmimi është 4350 lekë për m² (31 euro), vlera e kësaj pasurie të paluajtshme është në total në masën 292.800 m²x31 euro=9.076.800 euro.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: