VERONA– Një çift emigrantësh kanë përfunduar pas hekurave pasi u kapën me 51 kg marijuanë. “Ansa.it’ raporton se bëhet fjalë për shqiptarin Elvin Cakonin, 32 vjeç dhe të dashurën e tij moldave, Julia Lesku, 31 vjeç, ndërsa të dy jetonin në Monza të Italisë.

Ata u arrestuan në një rrugë, mes Peschiera-s dhe Veronës, pasi në bagazhin e mjetit të tyre kishin fshehur dy çanta me drogë.

Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se droga ishte menduar të shitej në Scala, ndërsa vlera e lëndës narkotike mendohet se shkonte 80 mijë euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: