Sekuestrohen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga është kapur sot ne mesdite në Kostur. Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke. Mjeti fillimisht nuk i është bindur thirrjes së policisë, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar.

Më pas mjeti, targat e të cilit kanë rezultuar të vjedhura është gjetur i braktisur dhe brenda tij 3 çanta me 65 kg 880 gram marijuanë. Ndërkohë që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim trafikantët, shqiptarë 19 dhe 30 vjeç. Operacioni vijon ende për kapjen e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Prej 1 shtatorit të këtij viti, policia greke ka kapur rreth 1.1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb