Të paktën 67 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë. Mësohet se dy persona kanë rënë në pranga. Policia ra në gjurmët e një automjeti, ndaj të cilit edhe ushtroi kontroll ku u zbuluan 45 pako me rreth 67 kg marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon. Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 6 raste të trafikut te drogës nga Saranda në Igumenicë dhe ka sekuestruar 343 kg 244 gram marijuanë me vlerë totale nëse do shitej në Greqi mbi 858 mijë euro.

Ndërsa ne vende te ndryshme të Greqisë prej fillimit të vitit janë kapur rreth 840 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb