680 kg hashash dhe marijuanë janë sekuestruar nga policia, pas një operacioni të zhvilluar dy ditët e fundit nga Policia e Financave të Aleksandrisë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga dy shqiptarë dhe dy shtetas maqedonas.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë ndërhyrjes nga policia nuk ka pasur rezistencë . Ndërsa droga ishte e fshehur brenda rimorkios së kamionit e mbuluar me copa druri, që drejtohej nga dy shtetas maqedonas. Më tej u gjetën edhe 80 kg brenda njërës prej makinave me të cilën dy shqiptarët kishin shkuar për të bërë transportimin e lëndës narkotike, Sakaq në këtë operacion u sekuestruar arma dhe rreth 3300 euro.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e të arrestuarve dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si edhe për gjetjen e burimit të financimit të përdorura për blerjen e një sasie të madhe droge që mesa dukej kishte për destinacion tregun italian.

Droge

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb