DURRES- Në Portin e Durrësit ditën e sotme janë zbuluar 700 kg kanabis sativa të fshehura në një kamion i ngarkuar me aksesorë mobiliesh, gati për inbarkim në traget. Destinacioni i drogës ka qenë Italia. Pas dyshimeve agjentët e policisë kanë zbuluar lëndën narkotike, e cila ishte vendosur në mënyrë të tillë që të mos dallohej gjatë kontrollit rutinë.

Policia shoqëroi drejtuesin e kamionit, shtetasin me incialet R.R. 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë, i cili po merret në pyetje.

Ndërkaq po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet rreth 700 kg Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• R.R. 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Pas dyshimeve të grupit të përbashkët të kontrollit, mjeti tip kamion me targa AA 283 MZ, i ngarkuar me aksesorë mobiliesh, me drejtues shtetasin R.R. u kalua në skaner ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb