Policia greke ka sekuestruar sot 74 kg kanabis në kufirin me Shqipërinë, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar. Mediat greke raportojnë se dy shqiptarë janë pikasur nga policia në orët e para të mëngjesit teksa udhëtonin me makinë, ndërkohë që e hodhën drogën nga mjeti. Ndonëse tentuan të arratiseshin, njëri prej tyre ra në pranga.

Informacioni për importimin e një sasie të madhe droge në territorin grek kishte mbërritur në veshët e Policisë së Sigurimit të Paionisë, e cila u nis nga Kilkis për në Kastoria. Në kuadër të një operacioni të koordinuar, ata arritën të arrestonin një 34-vjeçar, ndërkohë që sekuestruan 4 thasë me drogë që shqiptarët i kishin hedhur në një zonë rurale të Kastorisë me peshë totale 74 kg e 370 gram.

Gjithashtu, 34-vjeçarit shqiptar i janë konfiskuar dy aparate celularë dhe 200 euro. Ndaj tij është ngritur akuza për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: