Shërbimet e Policisë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin F. D., gjetën 8000 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, u procedua penalisht shtetasi F. D., për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb