VLORE- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Vlorës, pasi u janë gjetur 98.3 kilogramë kanabis. Bashkë me lëndën narkotike, shtetasve Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç, dhe Moisi Mëhillaj, 42 vjeç, të dy banues në Himarë, u janë sekuestruar edhe dy automjete tip “Benz”.

INFORMACIONI I POLICISE
Në kuadër të një procedimi penal proaktiv, të referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin duke sekuestruar 98.3 kg, lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç, banues në Pilur,Himarë.

Moisi Mëhillaj, 42 vjeç, banues në Kuç, Himarë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e lëndës narkotike, në total 98.3 kg dhe dy automjete tip “Benz”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb