Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi akuzohet për shpërndarje kokaine në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”.

Në pranga ka rënë shtetasi Ylli Tarja, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Marjo Tarja, ndërkohë që policia iu ka sekuestruar dhjetëra doza kokainë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë operacioni policor i koduar “Duplex”. Shpërndanin kokainë në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”, në Tiranë, vihet në pranga 1 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim. Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Duplex”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit
Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M.T.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, janë siguruar informacione në rrugë operative se në shtetasi Y.T., në bashkëpunim me M.T., në banesën e tyre në rrugën “Gjergj Legisi”, posedonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokaine dhe ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Gjergj Legisi”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Y. T., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb