Finalizohet operacioni policor i koduar “Twins” (Binjakët), nga Komisariati i Policisë Krujë, me mbështetjen e forcave operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës, arrestohen 2 vëllezërit binjakë.

Ata akuzohen se prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, mbanin armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për 2 vëllezër që ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe mbanin armë zjarri, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Durrës dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Elson dhe Ervin Lita, 20 vjeç (binjakë), banues në Derven, Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë;

600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në doza, në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në Fushë Krujë dhe Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb