SARANDË-Forcat e policisë kufitare sekuestrojnë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës 35 kg marjuanë. Sipas policisë droga ishte e fshehur në serbatorin e një kamioni me targe AA 663 FR që drejtohej nga Adem Alushi 59 vjeç, banues në Sarandë. Mësohet se droga kishte si destinacion shtetin grek, ndërsa u sekuestrua nga Drejtoria Rajonale e Kufirit të Qarkut Vlorë.

Ndërkohë policia greke ka sekuestruar 54 kg marjuanë në pikën kufitare të Kakavijës.
Droga ishte e ndarë në 52 pako dhe u kap nga policia greke gjate një kontrolli në vijën e dytë të mjetit që drejtohej nga një shqiptar 40-vjeç, i cili kishte kaluar rregullisht kufirin shqiptar. Shqiptari u arrestua ndërsa policia greke sekuestroi edhe 350 euro.

Më herët u kapën dhe 4 kg marjuanë në autobusin e linjës Igumenicë -Janinë, ndërsa u arrestuan dy shqiptarët 21 dhe 30 vjeç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: