Tre shqiptarë, një nga Lushnja dhe dy nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë holandeze, pasi iu sekuestruan 1459 kg kokainë.

Mësohet se operacioni u zhvillua në Rotterdam. Mediat holandeze bënë me dije se në aksion u kapën 5 persona, një 43-vjeçar nga Lushnja, një 33-vjeçar nga Peja, një 55-vjeçar nga Mirusha e Kosovës, një 44-vjeçar nga Turqia si dhe një 32-vjeçar nga Issoire i Francës.

Sipas mediave, 5 të dyshuarit u arrestuan nën dyshimin e përfshirjes në import dhe transport të kokainës. Autoritetet në Rotterdam pohuan se të arrestuarit ishin në kërkim të dy kontejnerëve ku ishin fshehur sasi të drogës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb