LEZHE

Policia e Shtetit ka sekuestruar arme dhe drogë, ndërsa ne pranga ka vene dy poseduesit e tyre. ‘Forca e Ligjit’ ka vijuar me aksionet në terren, duke kryer kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë nga forcat policore Lezhë, Kurbin, Mirditë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Blow Mini” dhe një sasi e vogël kanabisi si dhe Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Ndërkohë, policia bëri të mundur ndalimin edhe të tre personave të tjerë, që ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit”.

Personi tjetër i ndaluar është Arben Turku, 41 vjeç, i dënuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur nga forcat policore të Kurbinit si dhe Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: