Janë sekuestruar 3 tonë e 519 kilogramë kafe në Kukës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se sasia e madhe e kafesë, është future në mënyrë kontrabandë në vend. Gjatë kontrolleve në dy subjekte tregtare ka rezultuar se në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Njoftimi i Policisë:

Kukës
Procedohen 3 shtetas, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Sekuestrohen 3 tonë e 519 kilogramë kafe.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në kuadër të procedimit penal të nisur më parë për kontrabandimin e mallrave që paguhet akcizë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në dy subjekte tregtare.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb