Sekuestrohen mbi 45 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni nga policia greke në Grevena. Fillimisht një automjet është pikasur nga policia greke afër kufirit të gjelbër.

Shenjës për të ndaluar mjeti nuk i është bindur, ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar dhe është arritur të kapet në Grevena.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë. Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro. Dy shtetas shqiptarë 22 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia greke.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb