Gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme në Mat për goditjen e aktiviteteve kriminale, policia ka sekuestruar 1.1 kg kanabis dhe një armë zjarri automatik.

Uniformat blu bëjnë me dije se është shpallur në kërkim poseduesi i tyre, 33-vjeçari Gj.D.

Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Mat-Informacion

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva dhe një armë zjarri automatik.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, shërbimet e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në bazë dhe bashkëpunimit dhe informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gj. D., dhe si rezultat kanë gjetur një sasi prej 1.1 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.

Po gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës dhe ambientit përreth saj, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik që shtetasi Gj. D., e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit Gj. D., 33 vjeç, dhe po punohet intensivisht për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: