Janë sekuestruar rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se policia e Filatit, ka ndaluar një mjet brenda së cilës janë gjetur e sekuestruar 3 çanta me drogë.

Autoritetet kanë mundur të arrestojnë shoferin e makinës, i identifikuar si një shqiptar.

Ndërsa një tjetër, shtetas grek, është shpallur në kërkim.

Emri i këtij të fundit rezulton në agjencinë e makinave me qira, pasi mjeti që kishin përdorur, ishte siguruar nga një kompani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb