Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i gjuetisë së paligjshme, ndërsa në pranga ka rënë një 47-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Matit bënë me dije se është proceduar dhe një person. Në vendin e quajtur “Fusha e Lajthit’, Balgjaj, Bashkia Klos, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar shtetasit me inicialet Sh. T. dhe F. P., të cilët posedonin dy armë gjahu çifte që i mbanin pa leje, me të cilat dyshohej se po kryenin gjueti të paligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga shtetasi Sh. T., në zonën e Balgjajt, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe 1 armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte, 1 armë zjarri pushkë dhe 578 fishekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: