SHKODËR- Policia e qarkut Shkodër ka sekuestruar një arsenal armës në Malësi të Madhe dhe ka vënë në pranga një 46-vjeçar. Kanë qenë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilat kanë zbuluar në pronën e shtetasit Gëzim Çekaj, 1 armë zjarri 20-she model 56; 1 armë zjarri automatik model 56 me qytë metalike; 5 copë karikator me gjithsej 80 copë fishekë.

Gjithashtu gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në oborrin e stanit janë gjetur dhe sekuestruar 4 copë gëzhoja metalike. Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: