Policia italiane sekuestroi 7 kg kokainë dhe një shumë të madhe euro cash, ndërsa në pranga përfundoi një shtetas shqiptar. Mediat italiane raportojnë se shqiptari akuzohet për shpërndarje droge në qendër të Savonës.

Për disa ditë ushtria kishte marrë një raport për lëvizje të pazakonta pranë një shtëpie në qendër të Savonës, ndërsa shqiptari ishte vënë në ‘shënjestër’ ndërsa u kap mat teksa kryente aktivitetin e tij të paligjshëm.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ushtria sekuestroi rreth 200 gramë kokainë, mbi 22,000 euro dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave të drogës, si dhe çelësat e një shtëpie tjetër po në qendër të Savonës, e cila po kontrollohej.

Brenda kësaj të fundit, policia gjeti 500 gramë kokainë të pastër dhe disa celularë, që dyshohet se përdoreshin për shpërndarje droge dhe disa të dhëna mbi shitjen e drogës. Në disa fletë, shënoheshin faturat ditore, ndërkohë që banesa survejohej nga kamerat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb