DELVINE– Policia e Delvinës sekuestroi pajisjet e një ‘Loto sport’-i, pasi rezultoi se pronari i aktivitetit fshihte fitimet dhe as nuk ishte regjistruar në organet tatime.

Kështu, në pranga ra Maksimilian Lamen, 31-vjeçar, banues në Delvinë, ndërsa i sekuestroi 5 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, gara me qen.

NJOFITMI I POLICISE
Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohen 5 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, dhe të pa regjistruara në organet tatimore. Në vijim të punës së pandërprerë që po zhvillohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë, në zbatim të planit të masave të hartuar për ketë qëllim, si dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Maksimilian Lame, 31 vjeç, banues në Delvinë. Në lagjen “Sinan Ballaci”, konkretisht në biznesin “Lloto sport” të shtetasit Maksimilian Lame, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar kompjutera dhe televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultuar se këto paisje ishin të pa rregjistruara në organet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera për organizimin e lojërave të fatit, 2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen. Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokuorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 197, 180 e 149/a të Kodit Penal.
0af52034-789f-4407-9493-0a4b6f5e023a

5a9a70fd-dd8d-40bd-aeec-ce41b338ed03
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: