GREQI- Një sasi e madhe droge është zbuluar sot në brigjet e Korfuzit. Mësohet se policia greke gjatë një aksioni në ujërat shqiptaro-greke për kapjen e një skafi, bëri të mundur që në plazhin Lliovasilema, të gjejë 19 çanta me 253 pako me droge. Sakaq, ka nisur operacion i gjerë dhe në plazhin Almiros, ku u gjet dhe një çantë me 22 pako lëndë narkotike.

Gjithsej droga llogaritet në 551 kg 155 gr marijuanë. Burime nga policia greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një gomone që ka tentuar të zbarkoje në brigjet italiane por teksa është pikasur personat që ishin në të e kanë hedhur drogën në Korfuz. Të njëjtat burime pohojnë se gomonia drejtohej nga dy persona dhe dyshohet të jetë futur në ujerat shqiptare.

Po sot u kapën në Patra dhe 143 kg 651 gr marijuanë, ndërsa në pranga ranë dy persona. Bëhet e ditur se transportuesit po tentonin të kalonin drogën me furgon frigorifer përmes tragetit për Itali. Të arrestuarit janë një 51-vjeçar grek dhe një shqiptar, 33 vjeç. Ky i fundit rezulton në kërkim nga Interpoli. Ndërkaq, policia sekuestroi 2200 euro, 9 celularë e disa dokumenta të falsifikuara.

Ndërkohë, në vetëm pak orë u regjistrua një tjetër rast i kapur me drogë. Mësohet se në kufi me Shqipërinë u gjetën 4 çanta me drogë me 68 pako brenda, përkatësisht 75 kg marijuanë, në vendin e quajtur Camanda të Filatit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: