POGRADEC– Sekuestrohet një sasi kokaine në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Burime zyrtare thanë se në afërsi të territorit maqedonas është gjetur një pako me peshë 1 kg e 144 kg kokainë.

Ndërkohë policia po punon për kapjen dhe nitrifikimin e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/a
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: