Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i bëri thirrje publike Lëvizjes Besa dhe Alternativës për koalicion parazgjedhor. Në debatin në “Rruga drejt”, Sela kërkoi që kundrejt Aleancës, Besës dhe Alternativës të bashkohen BDI, PDSH dhe RDK me qëllim formimin e dy blloqeve shqiptare para zgjedhjeve të 12 prillit 2020.

“Shkurt e shqip nuk kam pas akoma negociata për zgjedhje, qoftë me Lëvizjen Besa apo qoftë me Alternativën. Por u bëj thirrje publike, ja nga këtu: Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për një koalicion me Lëvizjen Besa dhe Alternativën bashkë. Jo PDSH. Atë do ja japin Aliut. Meqë ai kërkon që ne të bashkohemi, të bashkohet edhe ai. Ne do të punojmë bashkë me Besën dhe Alternativën që të ndodh ky koalicion. Në ndërkohë, i bëj thirrje edhe Aliut që edhe ai të marr Veselin dhe Menduhin dhe t’i bëjmë dy blloqe politike – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev beson se koalicioni me BDI-në do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të prillit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb