Deputeti i opozitës parlamentare, Selami Jenishehri ka deklaruar votën pro ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se me këto ndryshime të neneve 65 dhe 68 do të rregullohet gjithçka dhe duhet të votohet sot nga deputetët.

Më tej Jenishehri ka theksuar se duhet votuar çdo ndryshim kushtetues që sjell ndryshime në jetët e qytetarëve shqiptarë.

”Do të rregullojë gjithçka. çon jetën e shqiptarëve përpara. Ne duhet ta votojmë, dhe unë jam pro çdo ndryshimi kushtetues që sjell ndryshim të realitetit që populli shqiptar nuk pajtohet me të. ”- tha Jenishehri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb