TIRANE- Rivali i Lulzim Bashës për kreun e PD, Eduard Selami e gjykoi si të gabuar reagimin e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit.

“Unë mendoj se kjo ishte një gabim. Unë nuk e shikoj politikën si grupim njerëzish, por si një model lidershipi për ta prezantuar, si një konkurrim idesh. Edhe kur e kam mik dikë që është në kundërshtim me mua, e quaj gjë normale”, tha Selami.

Mes të tjerash Selami tha se është plotësisht kundër koalicionit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe se duke qenë në krye të PD-së do ta anulonte këtë. “Pika tjetër që më shqetëson dhe që unë do ta anuloj, nëse ka një koalicion mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, unë jam absolutisht kundër. Kjo është në dëm jo vetëm të Partisë Demokratike, por edhe në dëm të Shqipërisë. Është totalisht i panevojshëm një koalicion i tillë. Edhe këtë..do t’ia lë kompetencë Këshillit Kombëtar, të zgjeruar, ku janë dhe ku s’janë. Një orë, dy, një gjysmë dite. Të futet kultura politike e ideve. Kështu është bërë shkretëtirë se nuk ka njeri. Nuk të lë njeri të diskutosh dhe të aftësohesh. Të jenë parti politike ashtu siç janë, organizata politike të fuqishme të mendimit politik. Del ai me një letër dhe ia jep ai tjetrit kush është në listë. 20 kryetar partie që u zgjodhën me një anëtar, një votë, edhe ata i hoqi. Thonë pastaj se ka bërë marrëveshje. Marrëveshje përse? Unë po të rrëzoj të gjithë modelin tënd”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: