Selena Gomez dhe Cara Delevingne i kanë dhuruar njëra-tjetrës një puthje goxha të zjarrtë në sezonin e dytë të shfaqjes së njohur ‘Only Murders In The Building’ on Hulu.

Në episodin e dytë të sezonit të dytë, personazhi i Selenës, Mabel Mora, është e dashuruar me Alice Banks, të luajtur nga supermodelja Cara, teksa shkëmbejnë puthjen ndërsa po flisnin artin.

Skena fillon dhe bëhet më e nxhehtë mes çiftit pasi Mabel kthehet në studion e artit ku Alice e ka inkurajuar atë të shkatërrojë vendin në mënyrë që të ndihmojë në çlirimin e emocioneve të saj.
Duke çliruar më shumë sesa thjesht emocionet e saj, sfida përfundon duke çliruar disa ndjenja pasionante mes dy personazheve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ndihem më mirë,” deklaron Mabel pasi shkatërroi veprën e artit, ndërsa shkon drejt Alice për ta puthur.

“Edhe unë ndihem më mirë,” pëshpërit Alice pas puthjes së tyre të zjarrtë për disa sekonda.

Modelja 29-vjeçare – e cila identifikohet si panseksuale dhe aktualisht mendohet se është në lidhje me këngëtaren Minke – pranoi se ajo dhe ish-aktorja e Disney Channel kaluan një kohë shumë të mirë së bashku në xhirime.
Ajo tha: “Ishte sinqerisht projekti më i mirë që kam bërë ndonjëherë. Thjesht nuk doja që të përfundonte. Më pëlqeu shumë të isha në gjendje të përfaqësoja komunitetin ‘queer’. Ishte kaq e lehtë dhe e sigurt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb