Selena Gomez ka vendosur të bëj një ndërprerje të plotë nga mediat sociale pas një drame të TikTok që përfshin partneren e ish të dashurit të saj Justin Bieber, Hailey Bieber dhe Kylie Jenner.

Modelja 26-vjeçare dhe Jenner morën vëmendje të martën kur Kylie postoi një screenshot nga një telefonatë në FaceTime me Hailey duke ngritur vetullat e tyre.

Postimi erdhi disa orë pasi Gomez u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo “i leu shumë vetullat”. Ajo shtoi: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid”.

“Do të bëj një pushim nga mediat sociale, sepse kjo është marrëzi. Jam 30 vjeç dhe jam mjaft e rritur për këto. Por unë ju dua shumë dhe do t’ju shoh sërish shumë shpejt, “tha ajo. “Thjesht do të bëj një pushim nga gjithçka.”

Në një intervistë të fundit të Vanity Fair, aktorja shpjegoi se si e kishte hequr plotësisht veten nga mediat sociale, përveç TikTok, dhe në vend të kësaj kishte zgjedhur që asistentët të drejtonin llogaritë e saj dixhitale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb