Selena Gomez është sërish singel ose ndoshta jo. Dashuria duket se ka mbaruar për këngëtaren dhe The Weekend, që mbas 10 muajsh së bashku, kanë vendosur të ndahen, ashtu siç konfirmon The People.

Por popstari duket se nuk ka mbetur vetëm. Prej ditësh ajo duket se takohet me ish të dashurin e saj Justin Bieber.

Herën e fundit ata janë parë në një bar në Westlake Village për një mëngjes të qetë së bashku, pikërisht të dielën e kaluar, gjithashtu të dy i kanë vizita njëri-tjetrin në shtëpitë respektive.

Bieber duket se nuk ka ndikuar në ndarjen e çiftit, por më shumë impenjimet dhe distanca mes tyre. Tani të presim për të kuptuar nëse Selena dhe Bieber do të rikthehen me njëri-tjetrin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb