SHBA

Selena Gomez s’është më femra më e ndjekur në Instagram. Vendin ia ka zënë një tjetër këngtëare, Ariana Grande, e cila një ditë më parë u bë femra më e ndjekur në rrjetin social, Instagram.

Ariana aktualisht numëron 146.4 milionë ndjekës dhe ka hequr nga froni kolegen e saj Selena Gomez, e cila ka 146.3 milionë. Kjo ndoshta ka ndodhur sepse kohët e fundit Selena Gomez ka qenë më e tëhequr nga Instagrami për shkak të probleme që ka pasur me shëndetin mendor.

Në muajin shtator të vitit të kaluar ajo vendosi të bënte një pauzë në rrjetet sociale dhe u rikthye vetëm pak kohë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb