Është një ftesë për të treguar dhe për të dashur veten për atë që jemi. Selena Gomez publikon në profilin e saj Instagram foto të trupit të saj ku shfaqet shenja e transplantimit që ajo ka bërë në veshka, teksa pozon me kostum banjoje: ‘Ndjehem e sigurt në vetvete për atë që kam kaluar dhe jam krenare’, shkruan ylli i pop-it 28 vjeç, që në 2017 ju nënshtrua një ndërhyrjeje delikate për tu kuruar nga lupus: ’Kur bëra transplantimin në veshka, kujtoj që në fillim ka qenë shumë e vështirë të tregoja shenjën time.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk doja të dilte në foto, kështu që vishja gjëra që e mbulonin’, shton duke cituar mesazhin e brandit për të cilin pozon: ’Të gjithë trupat janë të mrekullueshëm’. Në foto dallohet shenja në kofshë, shkaktuar nga transplantimi i komplikuar, që detyroi mjekët të merrnin një venë në këmbë në mënyrë që të bënin të mundur t’i ndërtonin një arterje të re.

Të bukura dhe jo perfektë ose më mirë akoma të bukura sepse janë jo perfektë. Është ky mesazhi që Selena ka dashur të japë në postimin prekës në të cilin kujton ndërhyrjen e 2017, kur mikesha e saj Francia Raisa i dhurpi veshkën. Që atëherë ylli i pop-it është shfaqur shumë rrallë me kostum plazhi dhe akoma më pak ka treguar shenjën e saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: