RUSI- Disa selfie i kanë kushtuar vendin e punës Tatiana Kulikovës, infermiere në Kirov në Rusi. 25-vjeçarja kishte shpërndarë në profilin e saj në Instagram, disa shkrepje, në të cilat fyente të sëmurët, shpesh në gradë të fundit, me gjeste dhe komente të pasjellshme.

“Ja një tjetër idiot”, ose “E urrej punën time”, shkruante ndihmësmjekja në statuset e saj pranë fotove. Të afërmit e disa pacientëve kanë njohur fytyrat e të dashurve të tyre në shtretër ose barela dhe i kanë shprehur indinjata e tyre Spitalit ku punonte Kulikova.

Menjëherë pas ankesave ka ardhur edhe pushimi nga puna i gruas që normalisht duhet të ishte kujdesur për të sëmurët por u tall me ta kur kanë qenë të pandërgjegjshëm.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: