Nga: ZONJA VJOLLCA*
Selino me krem toni
2 degë selino
3 qepë të njoma
200 gr peshk ton
2 lugë gjelle kaperi
½ limon
100 gr krem djathi
5 lugë gjelle kos
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq kokërr

Fillimisht lajmë mirë degët e selinos dhe i pastrojmë nga fijet. I presim për se gjati dhe më pas në shkopinj 5-6 cm dhe i vendosim në një enë me ujë. Në një tas trazojmë kaperin dhe peshkun ton pasi i kemi kulluar më parë yndyrën. Në një tjetër enë trazojmë kremin e djathit me 5 lugë kos, pak lëng limoni dhe qepët e njoma të grira imët. I trazojmë mirë duke shtuar kripën dhe piperin e zi. Masën e kësaj salcë të përgatitur e shtojmë mbi peshkun ton, e trazojmë lehtë, shtojmë në fund piperin e kuq kokërr dhe e servirim në një pjatancë së bashku me selinotë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb