Që kur tetorin e kaluar zbuloi që vuan nga Skleroza e shumëfishtë Selma Blair, 46-vjeç, nuk e ka humbur shpresën. Më bastun apo në karrige me rrota, artistja vazhdon të shfaqet në eventet publike dhe në tapetin e kuq, ndërsa në jetën private ajo lufton çdo ditë kundër sëmundjes, duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale.

Në disa foto të fundit ajo shfaqet e shtrirë në shtrat, me një maskë në sy: ’Duke pushuar, duke marrë plazmë’ dhe shkruan :’U preka kur kuptova që duhen nga 1000 deri në 15 000 dhurues për një dozë të vetme. Eshtë një dhuratë e pabesueshme që po marr dhe që do më ndihmojë shumë…’

Më pas shton: ‘Nuk është një postim i trishtuar… Faleminderit Universit. Faleminderit dhuruesve. Faleminderit miqve të mi dhe të gjithë atyre që kontribuojnë që unë të ndjehem më e fortë.

Në një foto tjetër ajo shfaqet e shtirë me barkun poshtë, teksa eksperimenton një sistem, që përpiqet të stimulojë indet në thellësi për ta ndihmuar të lëvizë.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb