Semi Jaupaj ka publikuar sot këngën e saj të titulluar “Ani”, tekstin e të cilës ndjekësit e kanë lidhur me historinë Bora-Donald.

Gjatë këngës Semi Jaupaj flet për një djalë që tradhton të dashurën e tij i cili është i penduar, ndërsa ajo shprehet “nuk e di a do mundem ndonëjherë të ta fal.”

Ndjekësit menjëherë kanë vërshuar në komente duke shkruar se kënga është përsëri një dedikim për Borën dhe Donaldin, ashtu si kënga “Mos u Kthe.”

Kënga e Semit vjen në një kohë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj po përfliten kudo në rrjet për një rikthim të mundshëm. Dhe nëse kënga është një dedikim, vlen të theksohet fakti se është shkruar para takimit mes Borës dhe Donaldit, ndërsa dyshja ende nuk kanë konfirmuar rikthimin.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.“, shprehet Semi në nisje të këngës.

“Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len. Ani, ani, hajt se ki me ardh ti. Te unë ki me kërku falje se të kam dasht ti kurrë nuk u nale.”, vijon Semi duke ndezur dyshimet se fotot që qarkulluan pak kohë më parë të një makine (që pretendohej se ishte e Donaldit) e cila ndodhej poshtë shtëpisë së moderatores mund të jenë të vërteta.

Më tej në këngë flitet për tradhtinë, ndërsa vihet re fakti se fraza “Djalë ti nuk je normal” është përdorur më shumë se një herë në tekst.

“A e din ajo ku je? A e din ajo ku je? Pranoje që ti vjen te unë, Si ma ke bërë ti mua tani ia bën asaj, U ngute, u ngute, u ngute, e sheh si më humbe. Më humbe, më humbe kur buzët e tjera i puthe. Djalo ti nuk je normal, prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dal. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.”, thotë Semi përmes këngës.

Çfarë mendojnë ndjekësit?

Ndjekësit menjëherë kanë lënë komentet e tyre në lidhje me këngën, ndërsa janë të ndarë në dy mendime: disa i shkruajnë Semit se “shoqja e saj i hodhi poshtë këngën”- referuar ribashkimit të Borës me Donaldit, ndërsa të tjerë kujtojnë tradhtinë e aktorit./Panorama Plus/

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb