Tirana ka mirëpritur organizimin e seminarit 3-ditor të platformës ndërkombëtare “eTwinning” me në fokus kryesor shkëmbimin e përvojave në kushte pandemie për mësuesit e arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët.

Në këtë aktivitet ku marrin pjesë mësues nga 14 shtete të ndryshme të botës, ishte edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e veçantë që ky seminar 3-ditor ka për zhvillimin profesional të mësuesve, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në projekte të ndryshme kurrikulare.

Kushi2

“Pavarësisht të gjitha vështirësive e problemeve me të cilat u përballëm gjatë situatës së pandemisë, ne asnjëherë nuk e nënvlerësuam zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe trajnimin e kualifikimin e tyre. Madje, akoma më shumë kemi punuar me partnerët tanë ndërkombëtarë që mësuesit të përshtateshin sa më shumë dhe sa më shpejt me kushtet e reja të pandemisë dhe mësimit “online”- tha ajo.

Kushi3

Në fund, Znj. Kushi nënvizoi se paralelisht me fuqizimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të projektit “eTwinning”, “ne do të punojmë gjithmonë për zhvillimin profesional të mësuesve. Do të jemi në mbështetje të mësuesve, sepse nxënësit tanë meritojnë më të mirën!”

 

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: