TIRANE- Qeveria ka vendosur që për të tretën herë radhazi të mbulojë shpenzimet e pjesshme për deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino, i cili prej disa kohësh vuan nga një sëmundje.

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës miratoi këtë vendim, ndërsa shuma e akorduar është 2 240 000 mijë lekë, (njëzet e dy milionë e katër qind mijë leke të vjetra). Më herët, për Finon u dhanë dhe dy fonde të tjera, 560 000 dhe 1,1 milion lekë. Kjo shumë do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

Prej kohësh ligjvënësi i majtë qëndron në një spital në Itali, për shkak të sëmundjes, ndërsa shumë prej kolegëve të tij, pjesëtarë të kabinetit Rama e kanë vizituar atë në shtetin fqinj. Vetëm para pak ditësh, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pohoi se kishte shkuar për të parë nga afër gjendjen e deputetit Fino.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: