Një anije kroçere në pronësi të Scientology me 300 persona në bord është vendosur në kuarantinë në ishullin e Santa Luçia, në Karaibe, pak pasi u zbulua një rast i fruthit në bord. Një gjë të tillë e referoi shefi i sanitares në Shtet, Marlene Fredericks James duke shpjeguar që e ka parë të arsyeshme vendosjen në karantinë të anijes.

Autoritetet e Karaibës janë vendosur në dijeni të infeksionit në dy burime të besueshme. Një person i infektuar mund të infektojë lehtësisht një tjetër”, ka nënvizuar Fredericks James.

Nga infeksioni nuk rrezikohen vetëm personat e sëmurë, por edhe të tjerë që mund të jenë në anije. Rasti i të prekurve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 25.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb