Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën, të cilat shoqërohen me një numër të lartë të vdekshmërisë.

Nëse njerëzit mësuan diçka rreth mjekësisë gjatë pandemisë, është fakti që shkenca po evoluon vazhdimisht.

Gjetjet e reja mund të ndryshojnë mënyrën sesi ekspertët përcaktojnë një sëmundje të caktuar, si dhe mënyrën se si ata e diagnostikojnë, parandalojnë dhe trajtojnë atë.

I tillë është rasti i një studimi të ri mbi sëmundjen kronike të veshkave.

Në kuadër të kësaj, disa mjekë po luftojnë mbi atë që quhet mbidiagnozë e kësaj gjendjeje tek te moshuarit.

Sipas tyre, shumë të moshuar, të cilëve u është thënë se veshkat e tyre kanë probleme, në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se një dëmtim normal, i cili lidhet me moshën.

Për shumë njerëz, sëmundja e veshkave nuk ka gjasa të bëhet problem mjekësor gjatë viteve të mbetura të jetës.

Kjo i ndodhi pikërisht një zonje nga Amerika, së cilës iu tha se vuante nga një sëmundje e tillë, në moshën 70-vjeçare.

Ajo mori trajtim me ilaçe rregullisht dhe humbi jetën në moshën 92-vjeçare, ndërsa veshkat i funksiononin më së miri.

Debati për mbidiagnozën e sëmundjes së veshkave nuk është i ri. Trembëdhjetë vjet më parë, dy nefrologë hodhën poshtë “epideminë” e supozuar të sëmundjes kronike të veshkave që buronte nga udhëzimet diagnostikuese të nxjerra në vitin 2002.

Edhe pse udhëzimet e rishikuara në vitin 2012 ngushtuan më tej përkufizimin se kush ka sëmundje kronike të veshkave, studimi i ri sugjeron se ato udhëzime ende rezultojnë tek të moshuarit.

Hulumtimi i ri tregoi se standardi i përdorur zakonisht për përcaktimin e sëmundjes së veshkave – një shkallë filtrimi glomerular prej më pak se 60 mililitra në minutë – shpesh rezulton tek të moshuarit që marrin një diagnozë dhe trajtim për një gjendje që nuk do të shkaktojë kurrë simptoma, ose do të përshpejtojë vdekjen e tyre.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb