Jessie J nuk i mbajti dot lotët kur kuptoi se sëmundja nga e cila po vuan, i ka dëmtuar kordat zanore dhe tashmë karriera e këngëtares së famshme është në një gjendje kritike.

Në dhjetor të vitit të shkuar, Jessie J zbuloi se kishte kaluar Krishtlindjen në spital, sepse nuk mund të dëgjonte dhe të ecte drejt. Këngëtarja zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit, shkruan “Us Weekly”.

Jessie J ka shpjeguar se mjekët i kanë kërkuar që t’u dërgoj një video duke kënduar diçka në qetësi, në mënyrë që ata të mund të dëgjojnë zërin e saj. Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nis të këndojë, por zëri është shumë i ulët dhe artistja nuk i mban dot lotët.

“Kënga e parë që këndova ishte ‘I want Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem.

Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj.

Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë”, u shpreh shumë e prekur nga situata Jessie J.

Pavarësisht gjendjes, këngëtarja tha se ka punuar mbi një album të ri, që do të publikohet gjatë muajve të verës, sepse donte që të ishte aty për të gjithë fansat e saj.

Jessie J 1
Jessie J 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb