18 vjeçarja Eugersa Bregu nga fshati Bushnes i Krujës prej nëntorit të shkuar bashkëjeton me krevatin e sëmundjes, e tashmë dhe mes dilemës nëse do mundet t’ja dalë sklerozës së shumëfishte, një sëmundje e cila çdo ditë e më shumë po e çon drejt paralizës së plotë.

Nxënësja ekselente për shkak të sëmundjes u detyrua të ndërpresë shkollën teksa ndodhet në vitin e tretë.

Familja e saj ka konsumuar çdo mundësi për kurimin, por tashmë e vetmja mundësi është kurimi i mëtejshëm në Itali, ku dhe ndodhet vajza, çfarë është e pamundur të përballohet nga familja, të cilës i duhen 80 mijë euro për të mbuluar vetëm koston e kurimit.

Nëna dhe gjyshi i Eugerses mes lotëve, burim i dhimbjes së pamasë për të shpëtuar vajzën lëshon apelin kumbues për ndihmë.

Ajo është një vajzë vetëm 18 vjeçe, e cila shpreson ende se ëndrra e saj nuk do të mbetet në mes, ndaj shpreson shumë se shqiptarët kudo ndodhen do të ndihmojnë familjen e saj dhe atë duke dhuruar atë çfarë Eugersa e konsideron me të drejtë: Jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb